Përleshje me grushte, karrige, armë dhe thikë në një restorant në Ferizaj – katër të arrestuar
Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në një restorant në Ferizaj. Sipas njoftimit të Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 03:40, në rrugën “Wesley Clark”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale, të dyshuarit janë përfshirë në një përleshje…

Lajme
Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në një restorant në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 03:40, në rrugën “Wesley Clark”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale, të dyshuarit janë përfshirë në një përleshje me grushte dhe karrige. Gjatë përleshjes, njëri nga të përfshirët ka nxjerrë një armë zjarri nga brezi, ndërsa është përdorur edhe një thikë, transmeton lajmi.net
“Njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në stacionin policor. Hetuesit kanë siguruar prova materiale, deklarata të dëshmitarëve dhe pamje nga kamerat e sigurisë”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri me 14 fishekë dhe një thikë e përdorur gjatë incidentit.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë.
Të arrestuarit janë:
-
A.I. (M/K), 48 vjeç
-
B.A. (M/K), 45 vjeç
-
F.S. (M/K), 28 vjeç
-
A.I. (M/K), 27 vjeç
Hetimet për rastin po vazhdojnë./lajmi.net/