Përleshje fizike në Prishtinë, një i lënduar

Sot rreth orës 20:30 ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën "Afrim Loxha" në Prishtinë, si pasojë së cilës një person ka marrë lëndime fizike.

Lajme

09/02/2021 21:10

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti, sipas të cilës pas marrjes së informacionit njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull, është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/