Përkeqësohet situata| Policët mbesin edhe pa rroba civile, anulohet tenderi në vlerë mbi 1 milion euro

Që nga viti 2021, zyrtarët policorë nuk janë furnizuar me uniforma zyrtare nga Policia e Kosovës. Kjo ka ndodhur pasi Policia e Kosovës ka anuluar disa tendere për arsye të ndryshme, shkruan lajmi.net. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës e kanë pranuar se këtë problem e kanë që nga viti…

Lajme

04/11/2026 13:06

Që nga viti 2021, zyrtarët policorë nuk janë furnizuar me uniforma zyrtare nga Policia e Kosovës.

Kjo ka ndodhur pasi Policia e Kosovës ka anuluar disa tendere për arsye të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës e kanë pranuar se këtë problem e kanë që nga viti 2021. Madje, thonë se e kishin ngritur si shqetësim.

“Sa i përket uniformave, ne si sindikatë e kemi ngritur këtë problem. Që nga viti 2021, Policia e Kosovës nuk është pajisur me uniforma të rregullta për arsye të tenderëve, kanë dështuar tenderët. Ndërsa njësitë e tjera speciale kanë pasur uniforma të bollshme”, ka thënë dje Avdi Hoti.

Policët përveç se kanë mbetur pa uniforma zyrtare, kanë mbetur edhe pa rroba civile

Policia e Kosovës e ka anuluar edhe tenderin në vlerë mbi 1 milionë euro për rroba civile, shkruan lajmi.net.

Në tender kanë ofertuar pesë kompani, ndërsa tenderi është anuluar në mungesë të një oferte të përgjegjshme.

Mungesa e rrobave të zyrtarëve policorë dhe uniformave të zyrtarëve policorë është një problematikë serioze. Më 30 tetor, policët e rinjë janë detyruar ta shtyjnë ceremoninë e diplomimit për shkak të mungesës së uniformave.

Diplomimi i tyre pritet të bëhet më 6 nëntor ndërsa kapelat do të huazohen nga policët në detyrë dhe pas përfundimit të ceremonisë do të kthehen.

Kjo është bërë e ditur në një mesazh në grupin e Policisë së Kosovës ku iu janë kërkuar kapelat.

“Për koleget e gjinisë femërore që i kemi në ekipin A: Është kërkesë e kapitenit Fatmir Balaj, secila nga ju që keni kapela me i dorëzu sonte në stacion për t’i huazuar gjeneratës 63 deri në diplomim. Pas diplomimit i kthejnë. Konfirmone kolege”, thuhej në mesazhin e dërguar në grupin e stacionit policor Qendra.

Në media janë publikuar vazhdimisht edhe fotografi të uniformave të zyrtarëve policorë që janë tejet të dëmtuara. /Lajmi.net/

Gjendje e mjerueshme e uniformave të policëve të Kosovës

Vendimi i plotë për anulimin e tenderit: