U vendos si ushtrues detyre në vend të Blerim Isufaj, Dren Paca përgjigjet nëse do kandidoj për t’u bërë Kryeprokuror i Speciales
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca është deklaruar para mediave sot në lidhje me marrjen e kësaj detyre. Ai deklaroi se pavarësisht se kjo konferencë është thirrur për sekuestrimin e 37 kilogramëve narkotikë, do të përgjigjet edhe mbi këtë çështje. Paca tha se “do të kujdeset përgjatë kësaj periudhe sado që…
Lajme
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca është deklaruar para mediave sot në lidhje me marrjen e kësaj detyre.
Ai deklaroi se pavarësisht se kjo konferencë është thirrur për sekuestrimin e 37 kilogramëve narkotikë, do të përgjigjet edhe mbi këtë çështje.
Paca tha se “do të kujdeset përgjatë kësaj periudhe sado që zgjatë që funksionin ta ushtrojë në mënyrën më të mirë në përkushtim maksimal që të mos lejohet të mbetet ndonjë zbrazëti në Kryeprokurorin Speciale”.
“Kurse në momentin që do të shpallet konkursi se a do të jem kandidat potenical në atë garë, do ta shqyrtoj dhe do ta vlerësoj në të ardhmen kurdo që të hapet ajo”,deklaroi Paca.
Ndryshe u.d Dren Paca është vendosur në këtë pozitë pasi Këshilli Prokurorial mori vendim që të largoj nga ky post Blerim Isufajn./Lajmi.net/