Përgjigja e Zidanes kur pyetet nëse do të mbetet trajner i Real Madrid

Zinedine Zidane ka deklaruar se koha do të tregojë nëse do të mbetet në krye të Real Madrid.

Sport

08/08/2020 10:37

Los Blancos janë eliminuar nga Liga e Kampionëve këtë sezon, duke pësuar në dy përballjet ndaj Manchester Cityt.

Këtë sezon, Real Madrid e mbyllin si kampion të Spanjës, dhe pavarësisht këtij suksesi, Zinedine Zidane nuk e di nëse do të mbetet në krye të ‘Mbretëve’.

Rreth të ardhmes së tij, Zidane është pyetur pas ndeshjes së zhvilluar në ‘Etihad Stadium’, ndaj Manchester City.

“Tani unë jam trajneri, ne do të presim deri në fund, dhe do të shohim”, është përgjigjur Zidane./Lajmi.net/