Përgatitja e takimit në mes kryenegociatorëve, pas Kosovës Lajçak viziton Serbinë

Javën e kaluar, Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,ishte për vizitë në Kosovë. Ai pati takim me Besnik Bislimin, kryenegociator i Kosovës. Ndërkohë, këtë javë, ai ka deklaruar se do të shkojë për vizitë zyrtare edhe në Serbi. Njoftimin e dha vetë Lajçak në një përmbledhje të aktiviteteve të tij javore, të…

Lajme

09/09/2024 08:56

Javën e kaluar, Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,ishte për vizitë në Kosovë.

Ai pati takim me Besnik Bislimin, kryenegociator i Kosovës.

Ndërkohë, këtë javë, ai ka deklaruar se do të shkojë për vizitë zyrtare edhe në Serbi. Njoftimin e dha vetë Lajçak në një përmbledhje të aktiviteteve të tij javore, të publikuara në rrjetet sociale.

Lajçaku gjatë vizitës në Kosovë, javën që lamë pas, ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit me kryenegociatorët në Bruksel.

“Me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, diskutova për zhvillimet e fundit gjatë verës, agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve dhe qasjet se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimit. Më pas do të shkoj në Serbi  në përgatitje të takimit të radhës në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Mes tjerash, ai, përmendi edhe pjesëmarrjen në Forumin Strategjik të Bledit, ku liderë nga e gjithë Evropa u mblodhën për të diskutuar sfidat urgjente globale.

“E ardhmja në BE e Ballkanit Perëndimor u shfaq dukshëm në shumë formate të ndryshme – nga hapja deri te panelet e dedikuara dhe një diskutim i organizuar nga Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon.Duke u angazhuar në diskutime me politikanë, politikëbërës, diplomatë dhe ekspertë, ne kërkuam mënyra për të forcuar sigurinë, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE në Ballkanin Perëndimor”,deklaroi ai./Lajmi.net/