Përfundon sot “Nata e Zjarreve”
Sot përfundon manifestimin gjithë-popullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Lajme
Kjo bëhet në shënim të 17 vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.
Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt.
Në orën 18:00, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturoro-artistik të begatshëm në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj./Kosovapress/