Përfundon protesta në Gjakovë, kërkohet shkarkimi i Jabllanoviqit
Qytetarë të Gjakovës kanë protestuar, duke kërkuar shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq, cili ditë më para i quajti “egërsira” nënat protestuese të Gjakovës.

Lajme
Në Gjakovë ka përfunduar protesta e organizuar nga Lëvizja“Vetëvendosje” kundër ministrit serb Aleksandar Jabllanoviq.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkojë ministrin serb.
VV-ja organizoi protestë sot kundër ministrit serb Jabllanoviq, i cili ditë më parë i quajti “egërsira” nënat protestuese të Gjakovës. Protesta në Gjakovë ka përfunduar e qetë.