Përfundon pjesa e parë: Tottenham – Leicester 2:2

Ka përfunduar pjesa e parë, në ndeshjen Tottenham Hotspur – Leicester City. Tottenham dhe Leicester janë ndarë baras 2:2, në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së shtatë në Premier Ligë. Ishin mysafirët që fillimisht kaluan në epërsi, pas golit nga Tielemans, në minutën e 6` nga pika e bardhë. Por, Tottenham reaguan shpejtë,…

Sport

17/09/2022 19:18

Ka përfunduar pjesa e parë, në ndeshjen Tottenham Hotspur – Leicester City.

Tottenham dhe Leicester janë ndarë baras 2:2, në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së shtatë në Premier Ligë.

Ishin mysafirët që fillimisht kaluan në epërsi, pas golit nga Tielemans, në minutën e 6` nga pika e bardhë.

Por, Tottenham reaguan shpejtë, duke barazuar pas dy minutash me Harry Kane.

Golin e epërsisë për ‘Spurs’ e realizoi Dier, në minutën e 22` të takimit.

Po rridhte minuta e 41` kur Maddison barazoi shifrat në 2:2.

Mbetet të shihet se si do jetë epilogu përfundimtar i ndeshjes, pas pjesës së dytë./Lajmi.net/