Përfundon pjesa e parë e ndeshjeve të 1/8 në EL, këto janë rezultatet

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjeve të 1/8 të finales së Europa League.

Sport

11/03/2021 21:47

Në këtë pjesë, asnjë takim ndërmjet skuadrave nuk ka mbetur pa gola, transmeton lajmi.net.

AS Roma është duke avancuar ndaj Shakhtar Donetsk në Stadio Olimpico. Goli për “Giallorossët” e shënoi Lorenzo Pellegrini min (23’).

Në ndeshjen tjetër, Granada është duke befasuar në Europa League, spanjollët mbyllën pjesën e parë në avantazh ndaj skuadrës Molde. Golin për Granadan e shënoi, Molin amin (26’).

Në stadiumin Georgios Karaiskakis, Arsenali avancon ndaj Olympiacosit në pjesën e parë, golin për “The Gunners” e shënoi Martin Odegaard min (34’).

Dhe ndeshja e fundit, Tottenhami është duke avancuar ndaj skuadrës së Dinamo Zagrebit, Harry Kane shënoi në min (25’) për ti dhënë avantazhin “Spurs”, Lirim Kastrati është duke qëndruar në bankën rezervë.

Rezultati i ndeshjeve në pjesën e parë: AS Roma 1-0 Shakhtar Donetsk, Granada 1-0 Molde, Olympiacos 0-1 Arsenal dhe Tottenham 1-0 Dinamo Zagreb./Lajmi.net/