Përfundon pjesa e parë: Dortmundi në avantazh ndaj Leverkusen

Borussia Dortmund janë në avantazh ndaj Bayer Leverkusen. Dortmundi është duke kryesuar 1:0 ndaj Leverkusen në pjesën e parë, në kuadër të ndeshjes së parë në Bundesligë. Ndeshje më të mirë zhvilluan vendasit, duke gjetur edhe golin. Po rridhte minuta e 10` kur Marco Reus shënoi, për t`i dhuruar epërsinë Dortmundit. Pas golit të shënuar…

Sport

06/08/2022 19:21

Borussia Dortmund janë në avantazh ndaj Bayer Leverkusen.

Dortmundi është duke kryesuar 1:0 ndaj Leverkusen në pjesën e parë, në kuadër të ndeshjes së parë në Bundesligë.

Ndeshje më të mirë zhvilluan vendasit, duke gjetur edhe golin.

Po rridhte minuta e 10` kur Marco Reus shënoi, për t`i dhuruar epërsinë Dortmundit.

Pas golit të shënuar u krijuan edhe disa raste, por porta nuk u tund.

Në anën tjetër Leverkusen nuk arritën të rrezikojnë seriozisht ‘verdhezinjtë’./Lajmi.net/