Përfundon pa gola pjesa e parë ndërmjet Evertonit dhe Man Cityt

Everton dhe Manchester City kanë shkuar në pushim të pjesës së parë duke barazuar.

Sport

20/03/2021 19:18

Ndeshja pati një dinamike dhe raste për të dyja skuadrat, por që pa mundur të “tundin” rrjetën e kundërshtarit, shkruan lajmi.net.

Allan u ndëshkua me karton të verdhë në min (23’) pas një ndërhyrje të ashpër në Ilkay Gundogan.

Në min (33’), Calvert-Lewin pati një rast të mirë, por Ederson lëshoi portën në kohë dhe pastroi gjithçka para vetës.

Rezultati i pjesës së parë, Everton 0-0 Manchester City./Lajmi.net/