Përfundon numërimi i votave me postë, kaq votat morën partitë

Mbrëmjen e së mërkurës, ka përfunduar në tërësi numërimi i votave me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, bëhet e ditur se LVV-ja është e para me 72.62%, ndërsa pas saj është LDK me 10.27%, PDK me mbi 9.14%, dhe AAK me 3.93%.…

Lajme

07/01/2026 23:07

Mbrëmjen e së mërkurës, ka përfunduar në tërësi numërimi i votave me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, bëhet e ditur se LVV-ja është e para me 72.62%, ndërsa pas saj është LDK me 10.27%, PDK me mbi 9.14%, dhe AAK me 3.93%.

Nga rezultatet e përmbledhura*, LVV ka 51.01% të votave, duke fituar 57 ulëse në legjislaturën e 10-të.

PDK është e dyta me 20.24%, duke fituar 22 ulëse.

LDK e treta me 13.26% ndërsa ka siguruar 15 ulëse, dhe AAK e katërta me 5.50% apo 6 ulëse.