Përfundon ndeshja: Dortmundi, me një lojtar më pak, fiton ndaj Hannoverit
Ka përfunduar ndeshja në mes të Dortmundit dhe Hannoverit në kuadër të Kupës së Gjermanisë. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të “verdhezinjve”, transmeton lajmi.net. Takimi u dominua i gjithi nga miqtë, ndërsa sfida u zhbllokua në minutën e 11’ pas një autogoli nga Arrey-Mbi, transmeton lajmi.net. Ndërsa në minutën e 71’ Bellingham…

Sport
Ka përfunduar ndeshja në mes të Dortmundit dhe Hannoverit në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të “verdhezinjve”, transmeton lajmi.net.
Takimi u dominua i gjithi nga miqtë, ndërsa sfida u zhbllokua në minutën e 11’ pas një autogoli nga Arrey-Mbi, transmeton lajmi.net.
Ndërsa në minutën e 71’ Bellingham realizoi golin e dytë për Dortmund, pasi mori përsipër ekzekutimin e penalltisë për ekipin e tij.
Në minutën e 85’ miqtë mbetën me 10 lojtarë në fushën e lojës, pasi Adeyemi mori karton të kuq, megjithatë mundën që ta mbronin rezultatin.
Pas kësaj fitore Borussia Dortmund siguroi kalimin në raundin e 1/8-ave të DFB Pokal. /Lajmi.net/