Përfundojnë pjesët e para: Spanja në avantazh ndaj Portugalisë, Republika Çeke – Zvicra 1:1
Spanja është duke fituar në ndeshjen ndaj Portugalisë, ndërsa Zvicra është duke barazuar ndaj Republikës Çeke.

Sport
Pas 45 minutave të parë, Spanja është në avantazh 1:0 ndaj portugezëve, ndërsa Zvicra është duke barazuar me Çekinë.
‘La Roja’ zhvilloi 45 minuta më të mirë se Portugalia, ku kishin numër të mëdha të rasteve.
E që vetëm një arritën ta konkretizonin në pjesën e parë, shkruan lajmi.net.
Ishte Alvaro Morata i cili gjet golin në minutën e 25`, pas një kundërsulmi ‘vrasës’ nga Spanja.
Pas golit të epërsisë, ishin vendasit që kërkonin të dyfishonin rezultatin, por nuk u treguan të saktë.
Në anën tjetër, Porugalia nuk arritën të rrezikonin portën e Unai Simon.
Ndeshja tjetër e këtij grupi, në mes Republikës Çeke dhe Zvicrës, pjesa e parë ka përfunduar baras.
Ata gjetën golin qysh në minutën e 11` me anë të Kuchta.
Gjatë 45 minutave të parë, ishin vendasit që patën paraqitje më të mirë.
Ishte minuta e 44` kur Okafor shënoi për të barazuar rezultatin në 1:1.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do të jetë rezultati final ne këto dy ndeshje./Lajmi.net/