Përfundimisht s’ka transferime për Chelsean këtë verë

Chelsea defenitivisht nuk do të ketë të drejtë të bëjë transferime gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

12/06/2019 18:26

‘Blutë’ janë dënuar nga FIFA me ndalesë transferimi të lojtarëve për dy afatet e ardhshme, pas shkeljes së disa rregullave, që kanë të bëjnë me lojtarët e rin.

Skuadra nga Londra ka apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv kundër këtij vendimi të FIFA-s, por tani është zbuluar se ankesa e tyre nuk do të dëgjohet në të ardhmen e afërt.

‘CAS’ ka publikuar një listë të rasteve që do të dëgjohen gjatë verës, me Chelsea që nuk shfaqet në mesin e tyre.

Kjo lë të kuptohet se çështja e Chelsea do të shqyrtohet pas përfundimit të afatit kalimtar veror.

Ky është një lajm aspak i mirë për Chelsean, që nuk do të ketë të drejtë transferime këtë verë, ndërsa dihet se ka humbur Eden Hazard, që i është bashkuar Real Madridit./Lajmi.net/