Përfshihet nga zjarri një market në Prishtinë

Një market është përfshirë nga zjarri në Prishtinë.

Lajme

25/08/2021 12:25

Objekti i një marketi është kapluar nga zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo sa janë dëmet materiale nga ky zjarr.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, të cilët po tentojnë ta shuajnë zjarrin. /Lajmi.net/