Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Gjakovë, Policia: Nuk ka të lënduar

Një fabrikë në fshatin Osek Hilë të Gjakovës është përfshirë nga zjarri pasditen e së mërkurës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet kompetente dhe zjarri është lokalizuar. “Sot, rreth orës 16:10, kemi pranuar…

Lajme

29/07/2026 20:54

Një fabrikë në fshatin Osek Hilë të Gjakovës është përfshirë nga zjarri pasditen e së mërkurës.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet kompetente dhe zjarri është lokalizuar.

“Sot, rreth orës 16:10, kemi pranuar informatën se një fabrikë në fshatin Osek Hilë, në Gjakovë, është përfshirë nga zjarri. Njësitet relevante policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe është shuar. Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale.”, tha Krasniqi.

Policia ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te shpërthimi i zjarrit./lajmi.net/