Përforcimi emergjent i Barcelonës

Lëndimi i rënë i Victor Valdesit ia prishi planet Barcelonës. Portieri duhet të qëndrojë larg terreneve të lojës për gjashtë deri në tetë muaj dhe trajneri Gerardo Martino duhet të mbështetet tek Jose Manuel Pinto, për pjesën e mbetur të sezonit. Mirëpo, gjiganti katalan është i brengosur edhe për gjendjen fizike të Pintos i cili…

Sport

27/03/2014 16:37

Lëndimi i rënë i Victor Valdesit ia prishi planet Barcelonës.

Portieri duhet të qëndrojë larg terreneve të lojës për gjashtë deri në tetë muaj dhe trajneri Gerardo Martino duhet të mbështetet tek Jose Manuel Pinto, për pjesën e mbetur të sezonit.

Mirëpo, gjiganti katalan është i brengosur edhe për gjendjen fizike të Pintos i cili në javët e fundit ka vuajtur nga një lëndim në shpinë. Andaj, për të përmirësuar gjendjen emergjente klubi thuhet se është duke planifikuar një transferim të menjëhershëm.

Por, opsionet janë të kufizuara pasi Barcelona mund të sjell dikë nga vetëm La Liga duke mos pasur nevojë për leje të transferimit ndërkombëtar.

Në mesin e objektivave, sipas Mundo Deportivo, janë Kiko Casilla, Keylor Navas, Gorka Iraizoz, Claudio Bravo dhe Willy Caballero.

Por, ardhja e ndonjërit prej tyre do t’ua pamundësojë që të paraqiten në Ligën e Kampionëve.