Përfitimet nga bota e amshuar
Mbreti i Pop muzikës është shpallur i Famshmi i Vdekur që ka fituar më së shumti para gjatë vitit të kaluar. Pasojnë Elvis Presley, Charles M Schulz, Elizabeth Taylor, Bob Marley, Marilyn Monroe, John Lennon, Albert Einstein...

ShowBiz
“Jam unë, Michael”.
Me këto fjalë përshëndetëse fillon One, spektakli artistik në Las Vegas, që është episodi i fundit i trashëgimisë fitimprurëse të Michael Jackson.
Mbreti i Pop muzikës është shpallur i Famshmi i Vdekur që ka fituar më së shumti para gjatë vitit të kaluar. Me 160 milionë dollarë, ai e ka tejkaluar edhe Madonnën, e cila është e Famshmja e Gjallë me fitimet më të mëdha – 125 milionë dollarë.
Përqindja më e madhe e fitimeve të Michael Jackson vjen nga dy show programet e kompanisë së vallëzimit Cirque Du Soleil, që kanë për tematikë muzikën e tij.
Immortal ka fituar 300 milionë dollarë vjet dhe sivjet, kurse secila shfaqje e One vazhdimisht i ka të shitura të gjitha biletat.
A.M.
Lista e fitimeve për të Famshmit e Vdekur
1. Michael Jackson ($ 160 milionë)
Vdiq: 25 qershor 2009, Los Angeles, California
Mosha: 50
Burimet e fitimit: Dy show të Cirque du Soleil, katalogu muzikor, gjysma e perandorisë Sony ATV Music Publishing.
2. Elvis Presley ($ 55 milionë)
Vdiq: 16 gusht 1977, Memphis, Tennessee
Mosha: 42
Burimet e fitimit: Imazhi i tij ikonik dhe shtëpia Graceland, që tash është shndërruar në muze
3. Charles M Schulz ($ 37 milionë)
Vdiq: 12 shkurt 2000, Santa Rosa, California
Mosha: 77
Burimet e fitimit: Stripi Peanuts, me personazhet e dashura Snoopy dhe Charlie Brown, ka arritur te miliona lexues në 75 vende të botës, në 21 gjuhë.
4. Elizabeth Taylor ($ 25 milionë)
Vdiq: 23 mars 2011, Los Angeles California
Mosha: 79
Burimet e fitimit: Parfumi White Diamonds dhe investimet në aksione dhe patundshmëri.
5. Bob Marley ($ 18 milionë)
Vdiq: 11 maj 1981, Miami, Florida
Mosha: 36
Burimet e fitimit: Përveç shitjes së albumeve, ia ka huazuar emrin e tij kompanisë së pijeve Marley Beverage dhe asaj House of Marley, e cila prodhon audio produkte dhe elemente shtëpiake të ndjeshme ndaj ambientit.
6. Marilyn Monroe ($ 15 milionë)
Vdiq: 5 gusht 5 1962, Brentwood, California
Mosha: 36
Burimet e fitimit: Imazhi i saj përdoret në fushata reklamuese (Dior), kurse kohëve të fundit janë hapur Marilyn Monroe kafeteri, sallone për thonj dhe qendra relaksuese.
7. John Lennon ($ 12 milionë)
Vdiq: 8 dhjetor 1980, New York City
Mosha: 40
Burimet e fitimit: Shitjet e mëdha të albumeve të Beatles, si dhe show Love! i Cirque du Soleil, në Las Vegas, që i dedikohet muzikës së Beatles.
8. Albert Einstein ($ 10 milionë)
Vdiq: 18 prill 1955, New Jersey
Mosha: 76
Burimet e fitimit: Imazhi i Einstein ndërlidhet me produkte të mençura, figura zbukuruese dhe maska për Natën e Shtrigave.
9. Bettie Page ($ 10 milionë)
Vdiq: 11 dhjetor 2008, Los Angeles, California
Mosha: 85
Burimet e fitimit: Pionierja e modelizmit erotik ka butiqet Bettie Page në New York City, Las Vegas dhe Portland.
10. Theodor Geisel ($ 9 milionë)
Vdiq: 24 shtator 1991, La Jolla, California
Mosha: 87
Burimet e fitimit: Autori i librave për fëmijë me personazhin Dr Seuss, përveç tirazheve të mëdha fiton edhe nga shitja e të drejtave autoriale kompanive filmike në Hollywood. Filmi The Lorax vjet ka fituar 349 milionë dollarë.
Michael Jackson THE IMMORTAL World Tour show by Cirque du Soleil.