Përfaqësuesja rumune falënderon tifozët për ‘sjelljet shembullore’, akuzon Kosovën për mungesë respekti

Faqja zyrtare e Përfaqësueses së Rumanisë ka reaguar me anë të një shkrimi të gjatë pas incidentit të mbrëmshëm (e premte) në ndeshjen ndaj Kosovës. Ndeshja e Kosovës në udhëtim te Rumania nuk arriti të mbyllet si çdo ndeshje tjetër, pasi futbollistët dardanë refuzuar të rikthehen në fushë pas thirrjeve raciste dhe ksenofobike nga tifozët…

Sport

16/11/2024 13:37

Faqja zyrtare e Përfaqësueses së Rumanisë ka reaguar me anë të një shkrimi të gjatë pas incidentit të mbrëmshëm (e premte) në ndeshjen ndaj Kosovës.

Ndeshja e Kosovës në udhëtim te Rumania nuk arriti të mbyllet si çdo ndeshje tjetër, pasi futbollistët dardanë refuzuar të rikthehen në fushë pas thirrjeve raciste dhe ksenofobike nga tifozët vendas.

Megjithatë, gjyqtari kryesor i ndeshjes u rikthye në fushë me lojtarët rumunë për ta ndërprerë ndeshjen, e cila deri në minutat shtesë ishte e barabartë 0-0.

Pas mbylljes së ndeshjes, pati edhe incidente tjera në konferencën për shtyp dhe në ‘mix-zone’, por faqja zyrtare e përfaqësueses rumune është përkujdesur t’i falënderoj tifozët e saj për sjelljen e tyre, teksa e ka akuzuar Kosovën për mungesë respekti.

“Kombëtarja rumune e futbollit dëshiron të falënderojë të pranishmit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe sjelljen e tyre në ndeshjen me Kosovën, ndeshje që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve jo vetëm si 3 orëshe, por edhe si shembull uniteti dhe solidariteti”, shkruan fillimisht faqja zyrtare e përfaqësuese rumune.