Përfaqësuesit e Tottenham në Milano, pritet huazimi i Tanganga në ‘San Siro’

Milan dhe Tottenham synojnë kompletimin e negociatave për Japhet Tanganga.

Sport

19/07/2022 08:30

‘Rossoneri’ po shqyrtojnë disa opsione për fazën defensive dhe Japhet Tanganga i Tottenham është një nga emrat e mundshëm për t’iu bashkuar skuadrës.

Raportime të ‘Dailymail’ thonë se Spurs dhe Milan po vazhdojnë negociatat për huazimin e mundshëm të lojtarit, kurse sipas Fabrizio Romano, përfaqësues nga Tottenham do të jenë sot në Milano, përcjell lajmi.net.

Fabio Paratici, drejtor sportiv i Tottenham do të jetë vet pjesëmarrës në bisedimet e ditës së sotme.

Lojtari në fjalë pëlqehet shumë nga trajneri i Milan, Stefano Pioli. /Lajmi.net/