Përfaqësuesit e Milanit shkojnë në Belgjikë për De Ketelaeren

Dy drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Ricky Massara, kanë udhëtuar për në Belgjikë për të folur me përfaqësuesit e Club Brugge në lidhje me transferimin e Charles De Ketelaere. Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, bisedimet janë ende duke vijuar, mirëpo ende nuk është gjetur asnjë dakordim në mes të palëve, transmeton…

Sport

20/07/2022 18:22

Dy drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Ricky Massara, kanë udhëtuar për në Belgjikë për të folur me përfaqësuesit e Club Brugge në lidhje me transferimin e Charles De Ketelaere.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, bisedimet janë ende duke vijuar, mirëpo ende nuk është gjetur asnjë dakordim në mes të palëve, transmeton lajmi.net.

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare në lidhje me të ardhmen e lojtarit.

Në garë për mesfushorin ishte edhe Leeds United, por u tërhoq, pasi lojtari nuk ishte i interesuar për një kalim te ta. /Lajmi.net/