Përfaqësuesit e Man United në Barcelonë – De Jong drejt ‘Old Trafford’?

Frenkie de Jong megjithatë nuk e ka të sigurt të ardhmen te Barca.

Sport

11/07/2022 16:56

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong vazhdon ta ketë të paqartë se ku do të luajë sezonin tjetër. Dëshira e tij është Barcelona, por mundësitë duket se janë ndryshe.

Sot, përfaqësuesit e Manchester United, Richard Arnold dhe John Murtough kanë ateruar në Barcelonë, përcjell lajmi.net.

Dyshja do të diskutojnë për mundësinë e transferimit të De Jong.

Kriza ekonomike e Barcelonës do të bëjë që shitja e Frenkie të konsiderohet seriozisht, përkundër dëshirës së lojtarit për të qëndruar në ‘Camp Nou’.

Erik ten Hag, trajneri i Man United do të ishte shumë i lumtur të ribashkohej me Frenkie. Mbetet të shihet se si do të shkojë “vizita” e Arnold dhe Murtough në Barcelonë. /Lajmi.net/