Behrami: Duhet të mblidhet Parlamenti për t’i dhënë fund mandatit të Dhomave të Specializuara – të kërkohet përfundimi i mandatit të EULEX-it

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka dal me reagim në lidhje me verdiktin e Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së. Behrami në postimin e bërë ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet dhe t’i jep fund mandatit të Dhomave të Specializuara, transmeton lajmi.net. “Duhet përfundojë edhe marrëveshja me Holandën që lidhet me…

Lajme

16/09/2026 15:04

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka dal me reagim në lidhje me verdiktin e Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së.

Behrami në postimin e bërë ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet dhe t’i jep fund mandatit të Dhomave të Specializuara, transmeton lajmi.net.

“Duhet përfundojë edhe marrëveshja me Holandën që lidhet me funksionimin e tyre. Veçmas, duhet të kërkohet edhe përfundimi i mandatit të EULEX-it. Mjaft është mjaft!”, tha Behrami në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Ky është fundi i drejtësisë ndërkombëtare!

Parlamenti i Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për t’i dhënë fund mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Duhet përfundojë edhe marrëveshja me Holandën që lidhet me funksionimin e tyre.

Veçmas, duhet të kërkohet edhe përfundimi i mandatit të EULEX-it.

Mjaft është mjaft!/lajmi.net/