Pas aktgjykimit në Hagë, nxënës e profesorë marshojnë në Malishevë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Nxënës dhe profesorë të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë kanë marshuar në shenjë reagimi pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ndërkohë, edhe në Prishtinë janë mbledhur protestues para objektit të EULEX-it, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Protestuesit e revoltuar kanë nisur…
Lajme
Nxënës dhe profesorë të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë kanë marshuar në shenjë reagimi pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ndërkohë, edhe në Prishtinë janë mbledhur protestues para objektit të EULEX-it, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Protestuesit e revoltuar kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të ndërtesës së EULEX-it, ndërsa në vend janë të pranishme njësi të Policisë së Kosovës.