Perez edhe për katër vite si president i Real Madridit

Presidenti Florentino Perez do vazhdojë të jetë edhe për katër vitet e ardhshme në kreun e Real Madridit.

Sport

13/04/2021 10:54

Perez ishte personi që nisi zgjedhjet presidenciale, por mesa duket nuk ka kandidat, transmeton lajmi.net.

Pos rinovimit të madh të “Santiago Bernabeu”, Perez ka përgatitur edhe planet për afatin veror.

Synimi është transferimi i dyshes Kylian Mbappe nga PSG dhe Erling Haaland nga Borussia Dortmund në verën e ardhshme, lojtarë të cilët gjithashtu duan kalimin te “Galaktikët”.

Sipas Marca, Perez do qëndrojë në kreun e Real Madrd deri në vitin 2025./Lajmi.net/