Perez e ‘bind’ Ramosin të qëndrojë në klub

Kontrata e Sergio Ramos me klubin e Real Madrid do të përfundojë në verën e ardhshme.

Sport

26/02/2021 15:26

Në qoftë se Ramos nuk nënshkruan kontratë rinovimi, atëherë do të largohet falas nga klubi madrilien, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, siç raporton e përditshmja spanjolle MARCA, presidenti i klubit Florentino Perez, ka arritur që ta bindë Ramosin të qëndrojë në klub dhe kësisoj të nënshkruajë një kontratë rinovimi.

Akoma nuk është bërë e qartë se çfarë detaje do të përmbajë kontrata, mirëpo pritet që të zgjatet për një vjet.

Kapiteni i Los Blancos po mungon si arsye e lëndimit dhe operacionit që ka pasur së fundmi./Lajmi.net/