Përdoruesit e Instagramit bllokohen pas mesazheve për protestën e zhvilluar “Black Lives Matter”

Përdoruesit e Instagramit janë duke u “bllokuar” pas mesazheve ku ata tentojnë të postojnë frazën “Black Lives Matter”.

Auto & Tek

02/06/2020 13:40

Kompania tha se shumë njerëz janë duke e përdorur frazën duke përkrahur protestën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në fakt shkakton anti-spam teknologji që është e fshehur në postim, transmeton lajmi.net.

Kjo ka ndodhur që nga fundi i javës së kaluar, me një numër të madh të përdoruesve që raportuan nuk kanë qasje në postimet në lidhje me protestën.

Instagrami nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se pse këto postime janë duke u bllokuar, shkruan Independent. Ka informuar përdoruesit vetëm që kompania “kufizon përmbajtje dhe veprime të caktuara për të mbrojtur komunitetin tonë”.

Në një numër të madh të tweet-eve, Instagram ka bërë me dije problemin dhe thanë që janë duke punuar në atë drejtim. /Lajmi.net/