Përdorimi i detergjentëve për të pastruar shtëpinë mund t’ia rrezikojë jetën tërë familjarëve

Pastrimi i shtëpisë me detergjent zbardhues mund t’iu rrezikojë nga një seri problemesh shëndetësore, sugjeron një studim.

Lifestyle

02/10/2019 18:31

Shkencëtarët zbuluan se gazrat nga produktet e pastrimit reaguan me kimikatet e lëshuara nga aromatizuesit e ajrit, transmeton lajmi.net.

Kur të dyja bashkë ekspozohen ndaj dritës – qoftë rrezet e diellit ose nga llambat – ato mund të përzihen së bashku për të formuar grimca toksike të ajrit, të njohura si aerosole organike sekondare (SOA).

Këto grimca irritojnë sytë, hundën dhe fytin dhe mund të shkaktojnë dhimbje koke, vjellje, si dhe dëmtim të mushkërive.

Shkencëtarët tani kanë paralajmëruar se SOA lehtë mund të ndërtohet në nivele të larta në shtëpi dhe ndërtesa të mos-ajrosura.

Ata këshilluan që njerëzit të pastrojnë shtëpitë e tyre me dritaret e hapura. /Lajmi.net/