“Përdorim i resureve publike për qëllime puro elektorale” – Cakolli për ndarjen e 2 milionë eurove për bileta për mërgatën
Eugen Cakolli nga IKD ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, që ka ndarë 2 milionë euro për mbështetje të linjave ajrore për fluturimet e mërgatës. Ai ka thënë se kjo është keqpërdorim i resurseve publike për qëllime puro elektorale, shkruan lajmi.net. “Për më keq, kjo tashmë e tejkalon dimensionin e shkeljeve ligjore…
Lajme
Eugen Cakolli nga IKD ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, që ka ndarë 2 milionë euro për mbështetje të linjave ajrore për fluturimet e mërgatës.
Ai ka thënë se kjo është keqpërdorim i resurseve publike për qëllime puro elektorale, shkruan lajmi.net.
“Për më keq, kjo tashmë e tejkalon dimensionin e shkeljeve ligjore dhe e cenon drejtpërdrejt e seriozisht parimin e zgjedhjeve të ndershme. Një qasje e tillë po e shndërron garën zgjedhore në një proces krejtësisht të pabarabartë, ku partia në pushtet krijon epërsi përmes parasë publike dhe avantazhit institucional, e jo përmes një gare të drejtë politike”, ka shkruar Cakolli. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: