2 milionë euro për bilet të mërgatës, Bajrami: Keqpërdorim i buxhetit në kohë zgjedhjesh, po tentohet të blihet vota

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të ndarë 2 milionë euro nga buxheti i shtetit, për bileta të avionit për mërgatën. Ajo e ka parë këtë veprim si të turpshëm, të papranueshëm dhe keqpërdorim klasik të buxhetit në kohë zgjedhjesh. “Para një jave ndau…

Lajme

26/05/2026 23:41

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të ndarë 2 milionë euro nga buxheti i shtetit, për bileta të avionit për mërgatën.

Ajo e ka parë këtë veprim si të turpshëm, të papranueshëm dhe keqpërdorim klasik të buxhetit në kohë zgjedhjesh.

“Para një jave ndau rreth 100 milionë euro. Sot edhe 2 milionë të tjera për bileta. 100-she, 500-she, subvencione e bileta – krejt këto jo pse Kurti brengoset për ju, po sepse keni me votu me 7 qershor. Mos harroni: këto janë paratë e rrugëve që nuk u kryen, shkollave e çerdheve që nuk u ndërtuan, digjitalizimit të arsimit që nuk nisi asnjëherë, barnave që mungojnë në spitale dhe naftës që e keni paguar më shtrenjtë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se me paratë e qytetarëve po tentohet të blihet vota me 7 qershor dhe heshtja e qytetarëve për 4 vite.

“Kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhë keqpërdorim kaq i madh i buxhetit në prag të zgjedhjeve. Turp”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: