Përbërja dhe shpërbërja e Thom Yorke

Në videon e animuar, fytyra e Yorke fillimisht formësohet nga një peizazh i valëzuar shkretinoro-çokollator, pastaj nis të shpërbëhet në mes të një tërmeti. Për të përfunduar në spiralet psikodelike. Diçka e zakonshme për Thom Yorke.

ShowBiz

18/10/2013 17:48

Thom Yorke shpesh ka kënduar për dezintegrimet e sistemeve. Por, në videon e tij të re, është ai i cili dekompozohet.

Video klipi është realizuar për këngën Before Your Very Eyes, me të cilën nis Amok, albumi debutues i bandit Atoms for Peace, që u publikua në muajin shkurt.

Ky projekt muzikor post-rock, me bazë në Los Angeles, përveç liderit të Radiohead, përfshin edhe basistin e Red Hot Chili Peppers, Flea.

Në videon e animuar, fytyra e Yorke fillimisht formësohet nga një peizazh i valëzuar shkretinoro-çokollator, pastaj nis të shpërbëhet në mes të një tërmeti. Për të përfunduar në spiralet psikodelike.

Diçka e zakonshme për Thom Yorke.

 A.M.

Atoms for Peace – Before Your Very Eyes