Për veprimin që bëri, Rina Balaj mund të dënohet me 1500 euro

Rina Balaj para pak ditëve solli projektin e ri "Ilegal".

ShowBiz

22/02/2019 15:19

Pas lansimit të kësaj kënge, në llogarinë e saj, Instagram publikoi një video duke vozitur gjersa këndon këngën e re, shkruan lajmi.net.

Përshkrimi që ia ka vënë videos ishte për tu habitur e cila publikisht tregon që po vozitë pa leje, gjë kjo që bie në kundërshtim me ligjin.

Me ligjin e ri, mungesa e patentë shoferit tani do të gjobitet në vlerë monetare prej 500 deri 1500 euro. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BuJitlFBIlL/