Për shkak të variantit Delta Covid, Interi planifikon të tërhiqet nga turneu miqësor ne Florida

Sipas gazetës “Corriere dello Sport”, Interi ka informuar organizatorët e Kupës së Floridas se ata duan të tërhiqen nga turneu miqësor për shkak të përhapjes së variantit Delta të Covid-19.

Sport

19/07/2021 13:29

Interi pritej të udhëtonte në SHBA të enjten, por gazeta romake raporton se “Nerazzurrët” i kanë informuar organizatorët e turneut se ata nuk po planifikojnë të largohen nga Italia për arsye shëndetësore, përcjellë KosovaPress.

Zikaltërit dëshirojnë të shmangin pjesëmarrjen në ngjarje të mbushura me njerëz dhe udhëtime të gjata për shkak të përhapjes së këtij varianti të ri.

Interi supozohej të përballet me Arsenalin në gjysmëfinalen e turneut miqësor të verës në stadiumin “Camping World” në Orlando të dielën më 25 Korrik.

Sidoqoftë, sipas raportit, loja nuk do të zhvillohet pasi Interi nuk do të udhëtojë në SHBA.

Nëse vendimi i klubit konfirmohet, Interi do të duhet të paguajë një kompensim për këtë anulim.

Sipas raportit, kampionët e Serie A mund të konfirmojnë zyrtarisht vendimin e tyre për t’u tërhequr sot.