Për rininë e lëkurës, iu duhet vetëm ky krem me aloe vera dhe vitaminë D që mund ta përgatitni vetë në shtëpi

Duke lexuar më poshtë do të mësoni se si të përgatisni një krem natyral për fytyrën dhe trupin me xhelin e aloe verës dhe vitaminën E.

Lifestyle

28/04/2021 16:51

Përkujdesja ndaj lëkurës nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e produkteve të shtrenjta kozmetike, shkruan “AgroWeb”,

Ajo duhet të nisë me përdorimin e produkteve sa më natyrale dhe të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale, transmeton lajmi.net.

Dy prej tyre janë aloe vera dhe vitamina E, dy produkte lehtësisht të aksesueshme për secilën prej nesh.

Duke lexuar më poshtë do të mësoni se si të përgatisni një krem natyral për fytyrën dhe trupin me xhelin e aloe verës dhe vitaminën E.

Si Të Përgatisni Kremin Me Aloe Vera Dhe Vitaminë E

Lajini duart mirë me sapun dhe ujë të bollshëm.

Më pas merrni një gërshërë dhe prisni një gjethe të madhe të bimës.

Gjethen lajeni dhe vendoseni në një enë të thellë që të kullojë për 15 minuta.

Gjatë kësaj kohe, gjethja e aloe verës do të lëshojë një lëng të verdhë.

Më pas, për lehtësi prijeni gjethen në dy gjysma dhe me një thikë hiqni pjesët anësore të saj.

Në një dërrasë për prerje vendosni njërën gjysmë të gjethes, ndajeni në dysh për së gjati dhe me një lugë merrni xhelin.

Xhelin hidheni në një tas të thellë dhe më pas përsërisni të njëjtat hapa me gjethen tjetër.

Xhelin hidheni në një mikser dhe shtoni dy kapsula të vitaminës E, të cilat mund t’i blini në çdo farmaci.

Përziejini mirë për rreth një minutë derisa kremi të jetë uniform dhe pa copa të trasha të xhelit.

Më pas, hidheni kremin në shishe të vogla ose në një kavanoz qelqi dhe futeni në frigorifer.

Si Ta Përdorni Kremin Me Aloe Vera Dhe Vitaminë E

Këtë krem mund ta përdorni për të lyer fytyrën dhe trupin si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.

Ai është shumë hidratues dhe përthithet menjëherë nga lëkura.

Ju mund ta lyeni fytyrën, sidomos pjesët e rrudhave dhe ta mbani kremin në fytyrë gjatë gjithë natën.

Në fundjavë, mund ta lyeni fytyrën rregullisht gjatë gjithë ditës dhe do ta keni atë të butë, të ushqyer dhe të pastër.

Përdorimi për rreth një muaj i këtij trajtimi do të reduktojë ndjeshëm praninë e rrudhave por do të përmirësojë paraqitjen e lëkurës.

Ky krem është shumë i mirë edhe kundër njollave dhe e hidraton lëkurën në thellësi.

Antioksidantët tek vitamina E dhe vitaminat dhe mineralet tek aloe vera do të jenë ushqimi më i mirë që mund t’i jepni lëkurës nga jashtë brenda.

Këtë krem mund ta përdorni edhe në trup, madje edhe kundër të djegurave nga dielli apo incidenteve të vogla në kuzhinë.

Sasia e mësipërme e kremit duhet përdorur për një javë, sepse ai është krejt natyral dhe pa konservantë.

Në mbarim, ju mund të përgatisni një dozë tjetër. /Lajmi.net/