“Për pesë vite, urimin nga Haga e mori vetëm përmes telefonit”, nëna e Hashim Thaçit feston 88-vjetorin
Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka publikuar një fotografi të nënës së ish-presidentit të Kosovës, Hyrë Thaçi, e cila ka mbushur 88 vjet. Në postimin e tyre shoqëruar me fotografinë, theksohet pritja emocionale e nënës për urimin e të birit, Hashimit, i cili tash e pesë vjet ndodhet në paraburgim në Hagë…

Lajme
Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka publikuar një fotografi të nënës së ish-presidentit të Kosovës, Hyrë Thaçi, e cila ka mbushur 88 vjet.
Në postimin e tyre shoqëruar me fotografinë, theksohet pritja emocionale e nënës për urimin e të birit, Hashimit, i cili tash e pesë vjet ndodhet në paraburgim në Hagë dhe e ka uruar atë vetëm përmes telefonatave apo videolidhjeve.
Më tej, në postim thuhet se nëna Hyrë nuk është vetëm nëna e një burguari, por nënë e një lideri që ka bërë histori dhe për të cilin krenaria mbetet e palëkundur.
“Ajo është shumë krenare për djalin e saj dhe pret që së shpejti të kthehet në shtëpi e të festojnë së bashku! Liri për çlirimtarët!”, përfundon mesazhi i fondacionit.