Për ju që pëlqeni bredhat natyralë? Ja si mund të kujdeseni që të zgjasin sa më shumë

Ka disa mënyra se si mund të kujdeseni pr pemën tuaj natyrale.

Fun

07/12/2021 11:28

Nëse pëlqeni bredhat natyralë për periudhën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, më poshtë keni disa këshilla nga ekspertët në mënyrë që bredhi juaj të zgjasë shumë kohë  i bukur dhe i freskët.

Pritini trungun

Shumica e vendeve do t’i japin trungut një prerje të re kur ta blini, por nëse nuk e bëjnë, eskpertët thonë  se do t’ju duhet të prisni rreth një centimetër nga fundi vetë: “Kjo ndihmon në hapjen e sistemit të pemëve në mënyrë që të mund të thithë ujin”.

Shmangni burimet e nxehtësisë

Mos e vendosni pemën tuaj pranë nxehtësisë, sepse kjo do të bëjë që pema juaj të thahet më shpejt. Ju mund të dëshironi të rrini ngrohtë dhe rehat këtë sezon festash, por pema juaj e Krishtlindjeve nuk ndihet njësoj, kështu që është më mirë të shmangni vendosjen e pemës tuaj pranë një ngrohëse, oxhaku ose ndonjë burimi tjetër nxehtësie.

Zgjidhni dritat e duhura

Ekziston një burim tjetër i mundshëm i nxehtësisë që mund të mos e keni marrë parasysh, dhe janë ato dritat e bukura, vezulluese që ju keni në degët e pemës suaj. Për fat të mirë, zgjidhja këtu është e thjeshtë: “Përdorni dritat LED. Dritat e tjera mund të nxehen pak nëse lihen të ndezura për një kohë të gjatë, duke shkaktuar tharjen e pemës.

Zhyteni në ujë

Trungu i pemës suaj duhet të jetë plotësisht i zhytur në ujë gjatë gjithë kohës, dhe kjo do të kërkojë një vigjilencë nga ana juaj, sepse pemët e Krishtlindjeve pinë shumë, veçanërisht  1 deri në 2 javët e para. /Lajmi.net/