Për herë të parë, Biden do të vizitojë Afrikën

Presidenti amerikan, Joe Biden, po planifikon një udhëtim në Angola në javët e ardhshme, duke përmbushur një premtim të mëparshëm që do ta bënte atë kreun e parë të shtetit të SHBA-së që viziton Afrikën Sub-Sahariane që nga Barack Obama në vitin 2015. Bëhet e ditur se udhëtimi, i cili ende është duke u finalizuar,…

Bota

14/09/2024 08:19

Presidenti amerikan, Joe Biden, po planifikon një udhëtim në Angola në javët e ardhshme, duke përmbushur një premtim të mëparshëm që do ta bënte atë kreun e parë të shtetit të SHBA-së që viziton Afrikën Sub-Sahariane që nga Barack Obama në vitin 2015.

Bëhet e ditur se udhëtimi, i cili ende është duke u finalizuar, ka të ngjarë të ndodhë pas takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator dhe para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Biden kishte shpresuar të vizitonte Angolën në fund të vitit të kaluar, por udhëtimi u shty pas shpërthimit të luftës Izrael-Hamas në tetor, shkruan Reuters.
Siç raportohet, presidenti amerikan është zotuar për partneritet më të ngushtë të SHBA-së me demokracitë në kontinentin afrikan.

Demokrati priti presidentin angolez, Joao Lourenco, në Shtëpinë e Bardhë nëntorin e kaluar dhe ngriti mundësinë e një vizite gjatë takimit të tyre në Zyrën Ovale.

Në maj, ai tha se planifikonte të bënte një vizitë zyrtare në Afrikë, nëse fitonte zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Biden do të ishte presidenti i parë i SHBA-së që do të vizitojë vendin afrikan të pasur me naftë dhe burime.

Ndryshe, Biden, i cili mori detyrën në vitin 2021, është përballur me disa kritika për mos vizitën e kontinentit afrikan më herët gjatë mandatit të tij pasi priti një samit të liderëve amerikano-afrikan në Uashington në dhjetor të vitit 2022. /Telegrafi