Për herë të dytë thyen heshtjen dhe reagon ashpër Bora Zemani, flet edhe për Donaldin

Bora Zemani është përmendur shumë që nga hyrja e Donaldit në "Big Brother VIP".

ShowBiz

17/04/2022 17:17

Ajo është komentuar jashtëzakonisht shumë për raportin me Donaldin, shkruan lajmi.net.

E pas gjithë lajmeve, komenteve dhe trekëndëshit të formuar ajo ka heshtur.

Kohë më parë ajo kishte reaguar pasi publiku gjykonte Donaldin dhe ajo kishte kërkuar qetësi, pasi të njëjtën gjë e bënte edhe ajo.

Por tashmë kur lajmet për të nuk u ndalën, ajo ka vendosur të thyejë heshtjen për të dytën herë.

Moderatorja shqiptare më në zë, ka kërkuar që të ndalen lajmet e pavërteta, pasi sipas saj është bërë e tepërt të komentohet secilën ditë.

Bora gjithashtu ka folur rreth lajmeve se ajo dhe Donaldi po përgadisin një projekt muzikor bashkë.

Sipas saj kjo nuk është e vërtetë dhe se e gjithë e vërteta është kërkim falja dhe dedikimet përmes këngëve./Lajmi.net/