45 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë

45 pacientë me Covid-19, janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Lajme

01/03/2021 09:15

Dy pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, bënë të ditur Spitali i përgjithshëm në Pejë.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 555 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, pacientë dhe nga këta 52 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe kanë lindur 12 foshnje, tre të gjinisë mashkullore dhe nëntë të gjinisë femërore.

451 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,191 analiza, ndërsa janë kryer nëntë operacione.