Për disa arsye të forta, marrëdhënia e William-it dhe Harry-t mund të mos jetë më si më parë
“Nuk jam ende e bindur nëse do të ketë ndonjë pajtim së afërmi..."
Fun
Lajmi se kunatat, Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë lënë në të shkuarën të gjitha mëritë dhe keqkuptimet që kanë pasur më herët dhe kanë vendosur që të pajtohen bëri bujë të madhe disa ditë më parë.
Për hir të familjes, ato po rregullojnë marrëdhënien e tyre. Bëhet e ditur se Dukeshat kanë folur me njëra-tjetrën që pas lindjes së Lilibet.
E ndërsa kunatat janë pajtuar, duket se nuk po ndodh e njëjta gjë me Princin William dhe Princ Harry-n. Dy vëllezërit vazhdojnë të mos kenë të njëjtin komunikim dhe marrëdhënie si dikur.
Ka ekspertë që mendojnë se marrëdhënia mes dy vëllezërve nuk do jetë më kurrë si më parë.
“Unë mendoj se ka shumë pak gjasa që ne të shohim ndonjë zgjidhje midis vëllezërve. Natyrisht, ata kanë folur dhe kanë kaluar kohë me familjen e nënës së tyre. Kjo ishte shumë mirë dhe një hap përpara në drejtimin e duhur. Por nuk ka asnjë arsye të vërtetë për ta që të jenë përsëri publikisht bashkë deri në Jubile vitin e ardhshëm”, tha bashkëthemeluesi dhe kryeredaktori i TV True Royalty, Nick Bullen për Fox News.
Po ashtu, edhe Kinsey Schofield, e cila drejton faqen “To Do For Daily”, ka folur për tensionet e vazhdueshme të vëllezërve duke mos dhënë shumë shpresë për rregullimin e raporteve të tyre.
“Nuk jam ende e bindur nëse do të ketë ndonjë pajtim së afërmi. Unë nuk dyshoj se Princi William e ka si prioritet gjetjen e rrugës me Princin Harry, duke qenë se ata janë në stade të ndryshme në jetën e tyre”, është shprehur ajo. /Lajmi.net/