Pepe: Reali u dëmtua
Pepe ka deklaruar pas ndeshjes që gjyqtari e ka penguar Real Madridin për të fituar ndaj Real Betisit.
Sport
Mbrojtësi portugez beson që Reali është penalizuar për një penallti.
“La Liga është një ligë e vështirë. Besoj që e merituam sonte fitoren, por edhe kundërshtari ka meritat e veta për pikën”, theksoi Pepe, përcjellë “Lajmi.net”.
“Goli i Betisit ishte shumë i bukur, por me fat. Mendoj që u penalizuam për një penallti”, shtoi portugezi.