Pepe: Ky është sulmuesi më i fortë me të cilin jam takuar

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka thënë se sulmuesi i Chelseas, Diego Costa është kundërshtari më i fortë me të cilin është ndeshur.

Sport

30/04/2016 15:49

Pepe ka thënë se sulmuesi i Chelseas, Diego Costa është kundërshtari më i fortë me të cilin është ndeshur.

Mbrojtësi i Real Madridit pati ballafaqime të shpeshta me Costan, kur ky i fundit ishte anëtar i Atletico Madridit.

Pepe nuk është takuar me Costan prej kur ai u largua për në Chelsea dy vjet më parë.

Por, ai ende e vlerëson shumë reprezentuesin spanjoll.

“Pa dyshim, Diego Costa”, deklaroi Pepe për “Sky Sports”, përcjell “Lajmi.net”.

“Ai është sulmues i cili vërtetë lufton dhe i pëlqejnë duelet e forta”, theksoi ai.