Pep Guardiola reagon ashpër ndaj kritikave të Evras dhe Berbatov

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka reaguar ndaj kritikave të ish-lojtarëve të Man United, Patrice Evra dhe Dimitar Berbatov.

Sport

13/05/2022 17:47

Humbja e Manchester City ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve vazhdon të diskutohet edhe pse kanë kaluar disa ditë që ajo ndeshje ka përfunduar.

Ishin Patrice Evra dhe Dimitar Berbatov që e kritikuan ashpër trajnerin e ‘Citizens’, duke thënë se Pep nuk dëshiron lojtarë me karakter të fortë më ekipin e tij.

E lidhur me këto deklarata të dy ish-lojtarëve të Man United ka reaguar edhe vet trajneri i Cityt.

“Nuk e kam parë këtë lloj karakteri e personaliteti kur luajtëm me ta, kur i shkatërruam ata, me Barcelonën”, ishin fjalët e Pep, përcjell lajmi.net.

Manchester City përkundër që janë jashtë Ligës së Kampionëve, janë shumë pranë që të shpallen kampion në Premier Ligë./Lajmi.net/