Penza mposht Flamurtarin, kualifikohet në finale

Penza është kualifikuar në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, duke e mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 70-79.

Sport

13/10/2021 21:31

Ndeshjen më mirë e nisi skuadra e Penzës, duke pasur epërsi të lehtë dhe e fitoi çerekun e parë 17:20. Por, skuadra vlonjate nuk u dorëzua dhe ishte bindshëm më e mirë në periodën e dytë, duke e fituar këtë pjesë 27:12, duke shkuar në pushim me rezultat 44:32, transmeton lajmi.net.

Rikthimi i skuadrës pejane nuk vonoi dhe në pjesën e dytë hyn e motivuar. Kjo u vërejt në periodën e tretë, të cilën e fituan 12:24, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:56.

Kampionet e Kosovës nuk u ndalën as në 10 minutat e fundit, për të triumfuar në fund me rezultat 70:79, për tu kualifikuar në finale ku do të përballen me Prishtinën, të enjten nga ora 19:00.

Te Flamurtari u dalluan Laura Jane Johnson me 29 pikë dhe Emma Michelle Obryan me 24 pikë, kurse te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 23 pikë e nëntë kërcime dhe Briana Williams me 31 pikë. /Lajmi.net/