Pensionohet Jordi Alba
Ish-mbrojtësi anësor i Barcelonës, Jordi Alba, është pensionuar nga futbolli profesionist. 36-vjeçari ka varur këpucët te Inter Miami, klubi i tij i fundit. Para tyre ai kaloi 11 vjet te Barcelona ku njohu sukseset më të mëdha, duke arritur të fitojë, mes shumë trofesh, edhe Ligën e Kampionëve më 2015. Ndërkaq, Alba shënoi suksese edhe…

Sport
Ish-mbrojtësi anësor i Barcelonës, Jordi Alba, është pensionuar nga futbolli profesionist.
36-vjeçari ka varur këpucët te Inter Miami, klubi i tij i fundit.
Para tyre ai kaloi 11 vjet te Barcelona ku njohu sukseset më të mëdha, duke arritur të fitojë, mes shumë trofesh, edhe Ligën e Kampionëve më 2015.
Ndërkaq, Alba shënoi suksese edhe me kombëtaren e tij, Spanjën, duke fituar Kampionatin Evropian më 2012.