Pengoi seancën gjyqësore në teren, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka filluar hetimet dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet Sh.B. Sipas Prokurorisë, i njëjti më datë 7 tetor të këtij viti, në fshatin Berish të Malishevës, ka tentuar me forcë ta pengoj personin zyrtar në kryerjen…

Lajme

09/10/2025 10:23

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka filluar hetimet dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet Sh.B.

Sipas Prokurorisë, i njëjti më datë 7 tetor të këtij viti, në fshatin Berish të Malishevës, ka tentuar me forcë ta pengoj personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe N.Q, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

I njëjti, në ditën kritike, derisa i dëmtuari ka qenë  në  teren  së  bashku  me procesmbajtësin/dëshmitarin për një kontest pronësor, aty shkon i pandehuri fillimisht debaton me  avokatin ku  i drejtohet me fjalët “Pse ke hyr në këtë lëndë”, ku avokati kërkon nga Gjyqtari që ta konstatoj këtë, i  dëmtuari /Gjyqtari i prezantohet të pandehurit si Gjyqtar i lëndës dhe e ka lutur që mos të pengohet seanca në teren se përndryshe është i detyruar ta thërras policinë, mirëpo i pandehuri nuk e respekton policinë dhe me tone të larta i përgjigjet me fjalët “Unë jam mësuar që të shkoj në polici dhe thirri edhe njësinë speciale”, duke vazhduar që të pengoj gjyqtarin me duar në gjoksin e tij.

“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, pengim i personit zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 401 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së. I pandehuri që nga data 7 tetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë. /Lajmi.net/