Pëlqehet nga Chelsea e United – Dumfries flet për të ardhmen e tij

Denzel Dumfries ka komentuar spekulimet që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga Inter. Mbrojtësi holandez ka bërë mjaft mirë në Serie A në këto dy sezone dhe ka marrë kështu pëlqimin e disa skuadrave. Sipas shumë raportimeve, Chelsea dhe Man United janë në garë për shërbimet e Dumfries. Për këtë është pyetur…

Sport

26/09/2022 22:57

Denzel Dumfries ka komentuar spekulimet që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga Inter.

Mbrojtësi holandez ka bërë mjaft mirë në Serie A në këto dy sezone dhe ka marrë kështu pëlqimin e disa skuadrave.

Sipas shumë raportimeve, Chelsea dhe Man United janë në garë për shërbimet e Dumfries. Për këtë është pyetur vet lojtari.

“Ky interesim më bën të lumtur, sigurisht”, ka thënë Dumfries për ‘Telegraaf’, transmeton lajmi.net.

“Por, fokusi im është vetëm tek Inter. NE duam të fitojmë Scudetto, sepse e humbëm në sezonin e kaluar”, shtoi ai.

Dumfries mbulon pozitën e krahut të djathtë dhe ka qenë në mesin e mbrojtësve më produktivë në Serie A sezonin e kaluar. /Lajmi.net/