Pelegrinët e Haxhit “gjuajnë” me gurë djallin (VIDEO)
Mijëra pelegrinë myslimanë hodhën shtatë gurë në shtyllën e ‘shejtanit’ në Mina, si simbolik e tundimit, ndërsa pelegrinazhi i haxhit vazhdoi.
Bota
Pelegrinët mbanin maska dhe ruanin distancën shoqërore në haxhin që po mbahej për herë të dytë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Në vitet e mëparshme, rreth dy milion njerëz shkaktuan rrëmujë vdekjeprurëse gjatë ritualit, por këtë vit, rreth 60 mijë pelegrinë të vaksinuar janë lejuar që të marrin pjesë në haxh, shkruan AP.
Numri i kufizuar i personave për të shkuar në haxh, i privon myslimanët nga përmbushja e një detyrimi islamik dhe shkakton humbje financiare në Arabinë Saudite e cila në vitet para pandemike mori miliarda dollarë gjatë kësaj periudhe.
Haxhi, i cili zgjat rreth pesë ditë, përfundon me festimin e Kurban Bajramit, festë kjo e cila shënohet me shpërndarjen e mishit tek të varfërit në të gjithë botën.